Vuçiq një ditë para zgjedhjeve i quan gënjeshtarë përfaqësuesit e QUINT-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë para zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës ka mprehur gjuhën ndaj bashkësisë ndërkombëtare e ka radikalizuar fjalorin ndaj tyre, por duke iu drejtuar opinionit serb.

Ai i quajti gënjeshtarë përfaqësuesit e QUINT’it, kritikoi BE-në, për të cilën spekuloi se “mbështet shqiptarët e Kosovës dhe dëshiron ta thyejë Serbinë”, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

“Shkak është fakti se ende nuk është formuar Asociacioni i Komunave Serbe, si dhe fakti se autoritetet e Prishtinës nuk po heqin dorë nga organizimi i zgjedhjeve”.

Vuçiq u bëri thirrje serbëve të Kosovës që t’i bojkotojnë zgjedhjet, derisa tregoi frikën e tij në rast se në krye të komunave vijnë kryetarë me etni shqiptare.

“Kjo do të jetë arsyeja e mos formimit të Asociacionit, sepse komunat në veri të Kosovës do të udhëhiqen nga shqiptarët e Kosovës, të cilët sigurisht nuk do ta kërkojnë formimin e tij nga Prishtina”.