Helmimi në Deçan, Ambasada e SHBA’ve del me apel për shtetasit e saj

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka dalur me një apel pas raportimeve për helmim të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Kjo ambasadë referuar edhe shpalljes së Gjendjes Emergjente të komunës së Deçanit, apelon tek shtetasit dhe personeli amerikan në Kosovë, të ju përmbahen disa rregullave.

Ndër to, është shmangia e furnizimit me ujë nga rubineti në komunën e Deçanit.

Ambasada po ashtu ka kërkuar që shtetasit amerikanë të njoftojnë miqtë dhe familjen për sigurinë.

Gjithashtu, janë dhënë edhe numra kontakti në rast të nevojës për këshilla.

Udhëzimet e plota:

Shmangni furnizimin me ujë nga rubineti në komunën e Deçanit: përdorni ujë në shishe sipas nevojës”.

Monitoroni mediat lokale për azhurnime.

Njofto miqtë dhe familjen për sigurinë tënde.

Keni dokumente udhëtimi të azhurnuara dhe lehtësisht të arritshme.

Vizitoni faqen CDC për Shëndetin e Udhëtarëve.

Konsultohuni me Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve për Këshilltarët Shëndetësorë të vendit ose telefononi në CDC në 800 232 4636 ose 404 639 3534.