Arsenal nuk arrin më shumë se barazim ndaj Norwichit (video)

Arsenali nuk ka arritur të gjejë fitoren as pas shkarkimit të trajneri Unai Emery.

‘Topçinjtë’ tani e çojnë në 8 numrin e ndeshjeve pa fitore, pas barazimit 2-2 ndaj Norwich.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke shënuar me Temmu Pukki (21’), por Pierre Emerick-Aubameyang (29’) barazoi shumë shpejtë pasi ishte i saktë nga penalltia.

Megjithatë, Norwich në pushim shkoi me epërsi pas golit të Todd Cantwell (45+2’).

Pjesa e dytë e pa një Arsenal më kërkues, por Aubameyng (57’) arriti të shënonte vetëm golin e barazimit dhe trajneri i ri Ljunberg e nis aventurën e tij jo ashtu siç do dëshironte.

Tashmë, skuadra londineze mban pozitën e tetë me 19 pikë, kurse Norwich me 11 pikë gjendet në vendin e parafundit.

https://streamable.com/elztg