Helmohen 24 rekrutë të shkollës ushtarake në Zvicër, katër në gjendje kritike

Në shkollën ushtarake në Zvicër më saktësisht në Kazermën Jassbach janë helmuar disa rekrut.

Gazeta zvicerane 20 minuta ka shkruar se në kazermë rekrutët janë helmuar siç dyshohet nga ushqimi.

“Një pjesëtar i ushtrisë u gjet pa vetëdije”, kishte thënë një rekrut tjetër.

Sipas 20 minuta e cila ka shkruar për helmimin, rekrutët për drekë kishin pasur mish pule të ftohtë e cila dyshohet të jetë shkaktari i helmimit.

Shtatë ambulance dhe tre helikopterë kishin arritur në vend të të ngjarjes, përcjell Albinfo.ch.

Helmimin e rekritëve e kishte konfirmuar për 20 minuta edhe zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist.

“Ka të vjellura dhe diarre të rëndë. 24 njerëz janë prekur aktualisht, nga të cilët katër persona janë në gjendje të kritike. Ende nuk i dijmë arsyet e sakta”, kishte thënë Reis, përcjell Albinfo.ch.

Tutje sipas gazetës zvicerane rasti do të hetohet por në prioritet janë vënë rekrutët e sëmurë.

Kantoni i Bernës kishte psur një emergjencë mjekësore.