Heqja e reciprocitetit, Thaçi: Ndërkombëtarët të bëjnë presion, Serbia nuk ka më pretekste për bllokim të dialogut

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas bërjes publike të vendimit të qeverisë për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas tij, kjo nënkupton heqjen e të gjitha barrierave që Serbia deri sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut.

Presidenti Thaçi shprehet se presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet kah Serbia me qëllim që dialogu të rifillojë pa humbur kohë dhe të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet shteteve.

Ky është postimi i tij i plotë:

E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. HTH.