Sokol Cikalleshi shënon përsëri në Turqi (Video)

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka vazhduar me formën e mirë në Turqi, duke shënuar edhe një tjetër gol.

Skuadra e Akhisarspor shënoi fitoren e radhës në Ligën e Parë në Turqi, duke e mposhtur Hataysporin me rezultatin 3-1.

Sokol Cikalleshi i cili është kthyer në titullar te skuadra turke, ia vulosi fitoren skuadrës së tij duke shënuar në minutat shtesë të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, skuadra e Akhisarsporit ka 10 pikë nga 5 xhiro të zhvilluara dhe renditet në pozitën e dytë, me pikë të njejta me skuadrën lidere, Umraniyespor.

https://streamable.com/annwu