Heroi i Edi Ramës (video)

“Ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur, një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur”

Edhe pse situata është e vështirë, megjithatë njerëz si Shaqir Shaqiri, ish-mësuesi nga Medvexha që sapo shkoi të merrte pensionin, u nis drejt vendit ku mblidheshin ndihmat në Prishtinë, janë arsyeja pse ne do t’ia dalim edhe kësaj here! Për njëri-tjetrin!

E kjo nuk i ka ikur as kryeministrti të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në profilin e tij zyrtar ka shkruar se ky njeri është heroi i tij dhe se njerëzit si ai, e bëjnë të fortë karshi situates që po ndodh në Shqipëri.

Më poshtë mund ta shihni postimin e tij të plotë dhe videon:

“MY HERO❤️

ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë?

Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet?” /Albinfo.ch

https://youtu.be/0h-DrsGHqUs