Barcelona me ofertë të majme për Lacazette

Barcelona ka vendosur që ta përforcojë repartin ofansiv dhe për këtë është orientuar tek klubi i Arsenalit.

Sipas Express, Barcelona është e gatshme që të bëjë një lëvizje sensacionale për sulmuesin francez, Alexandre Lacazette.

Futbollisti në fjalë është votuar si lojtari i vitit në skuadrën Arsenal, së bashku me Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan Goal.

Katalunasit janë të gatshëm që të paguajnë një shumë prej 82 milionë eurosh për ta nënshkruar me 27 vjeçarin.