Hidhet shorti për sezonin e ardhshëm të Superligës së Kosovës, këto janë çiftet e xhiros së parë

Sot është hedhur shorti për sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në futboll.

Në selinë e FFK-së, ishin të pranishëm drejtuesit e të gjitha klubeve anëtare të Superligës për edicionin e ardhshëm.

Komisioni kishte vendosur që së pari të vendosen në short dy ekipet e Gjilanit, për shkak se kanë një stadium ku i zhvillojnë ndeshje.

Në javën e parë do të luhen këto ndeshje:

Flamurtari – Prishtina
Drita – Ferizaj
Dukagjini – Ballkani
Feronikeli – Drenica
Llapi – Vushtrria
Trepça ‘89 – Gjilani