Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta.

Nëpër lugina dhe në vende me lartësi parashihet mjegull.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius./Fokusi.info/