Objekte të viteve ’90 që sot shiten shumë shtrenjtë

Mund të mos ju duket ashtu, por vitet ’90 tani i përkasin një kohe aq të largët sa objektet dhe lodrat e asaj periudhe kanë nisur të marrin vlerë të lartë për koleksionistët, transmeton Gazeta Metro.

Dhe dikush prej jush mund t’i ketë ende këto gjëra në shtëpi, dhe nuk i jep vlerën e duhur, por disa prej tyre shiten me dhjetëra, qindra, e madje edhe me mijëra dollarë në e-Bay.

Për shembull, edicionet e para e të plota të librave të Harry Potter kanë arritur të shiten deri në 55 mijë dollarë, ndërsa makina të thjeshta lodër të asaj periudhe shiten edhe për 300, 400 dollarë secila.