Hiqen dyshimet, Xhemaj zbulon kërkesën e Rusisë për UÇK-në, ky është qëllimi

Zyrtari i PDK-së, Bashmir Xhemaj, ka thënë se Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një komunikate për media ka kërkuar të dënohen ushtarët e UÇK-së.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se qëllimi është zhbërja e Kosovës së pavarur, duke gjykuar pikërisht UÇK-në dhe themeluesit e saj.

“Edhe ata pak njerëz në Kosovë që kanë pasur dyshime për karakterin e vërtetë të Speciales dhe kush qëndron prapa, duhet të binden tani se ajo po përdoret tash e një kohë si instrument për të goditur të arriturat tona dhe vë në pikëpyetje shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ashtu siç pritej, pas shumë vitesh luftë speciale nën rogoz për të fabrikuar dëshmi e akuza ndaj UÇK-së dhe Kosovës, Rusia edhe zyrtarisht i është gëzuar fillimit të punës së Gjykatës Speciale.

Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një komunikate paska kërkuar të dënohen ushtarët e UÇK-së, pa dallim, duke i kërkuar Perëndimit t’i hapë sytë për shtetësinë e Kosovës.

“Kosova ka kohë që është bërë vatër e ekstremizmit dhe krimit si fqinjë i BE-së. Ne shpresojmë, që më në fund, Perëndimi të hapë sytë ndaj paralajmërimeve për natyrën e vërtetë të “shtetësisë” së Kosovës”, përfundon cicërrima skandaloze në Tëitter e MPJ-së ruse.

Edhe ata pak njerëz në Kosovë që kanë pasur dyshime për karakterin e vërtetë të Speciales dhe kush qëndron prapa, duhet të binden tani se ajo po përdoret tash e një kohë si instrument për të goditur të arriturat tona dhe vë në pikëpyetje shtetin e Kosovës. Nuk është më sekret se rusët, serbët dhe kundërshtarët e Kosovës, pa dallim, e nxitën, financuan dhe prodhuan raportin e Dick Martyt që e solli Specialen. Qëllimi i kahmotshëm është zhbërja e Kosovës së pavarur, duke gjykuar pikërisht UÇK-në dhe themeluesit e saj.