Historia e snpajperistit gjermano-amerikan që shërbeu përkrah Agim Ramadanit në luftë

Ushtari i UÇK-së, i lindur nga nënë gjermane dhe baba amerikan, Mike Spath, ishte pjesë e Brigadës 138 në Koshare, krah për krah me Agim Ramadanin e të tjerë. Ai vetëm gjatë luftës në Kosovë ishte i plagosur tri herë. Snajperisti ka kohë që ka marrë edhe pasaportën e Kosovës.

Ai është ndier shumë keq kur ka lexuar qindra komente ofenduese për disa komandantë.

“Më lejoni t’ju them, gaboni që bëni kështu, pa ata komandantë, pa ushtarë, pa UÇK-në dhe shumë faktorë të tjerë nuk do të ishit në gjendje t’i bëni ato deklarata. Gjermanisë iu deshën gati 30 vjet pas Luftës II Botërore për t’u zhvilluar, Kosovës iu deshën 20 vjet, Kosova po shkon përpara!”, kishte thënë Mike Spath, ish-ushtar i UÇK-së.

Për Mike Spath dje është votuar në kuvendin komunal të Mitrovicës, i cili është shpallur “Qytetar nderi i Mitrovicës”, mirëpo një vit më parë Spath është dekoruar nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me Urdhrin “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”, për trimëri në luftën për liri.