Çështja e sigurisë, Mehaj raporton sot në kuvend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të raportojë sot për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës.

Raportimi pritet të fillojë nga ora 10:00, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se veriu i Kosovës ndodhet në gjendje të tensionuar për shkak të barrikadave që kanë vënë grupet kriminale serbe nëpër disa rrugë të Mitrovicës Veriore.

Qeveria e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e barrikadave, mirëpo grupet kriminale nuk u janë përgjigjur pozitivisht këtyre thirrjeve.