Holanda e Senegali sigurojnë kualifikimin, Ekuadori dhe Katari përshëndeten me Kampionatin Botëror

Nga grupi A tashmë janë mësuar emrat e dy kombëtarëve që janë kualifikuar tutje.

Holanda dhe Senegali me fitoret e shënuara janë dy kombëtaret që do vazhdojnë rrugëtimin në Kampionatin Botëror.

Holanda e mposhti me rezultat 2:0 Katarin dhe e mbyll ciklin e grupeve me 7 pikë. Kurse Katari si nikoqir e mbyll grupin me 0 pikë dhe nuk kualifikohet tutje.

Senegali dhe Ekuadori po bënin garë për vendin e dytë dhe kombëtarja afrikane arriti të fitoi me rezultat 1:2.

Senegali e mbyll grupin me 6 pikë, kurse Ekuadori me 4 pikë. Senegali vazhdon tutje, Ekuadori kthehet në shtëpi./Fokusi.info/