Chelsea eliminon Manchester United nga kupa, takohet me Arsenalin në finale

Chelsea është skuadra e dytë finaliste e FA Cup për sezonin 2019/2020.

Blutë e Londrës kanë arritur që në sfidën gjysmëfinale të dominojnë dhe mposhtin Manchester Unitedin me rezultat 3-1, në ‘Wembley Stadium’ të dielën pasdite.

Oliver Giuoud në minutat shtesë të pjesës së parë, shënoi për epërsinë e parë të Chelsea.

Në minutën e 46′, falë një gabimi të David De Gea, Mason Mount dyfishojë epërsinë e Chelseas, para se Antonio Rudiger të shënonte për 3-0.

Golin e vetëm për Manchester United në këtë sfidë e shënoi Bruno Fernandes nga penalltia, në minutën e 85′.

Në finalen e FA Cup, Chelsea do të takohet me Arsenalin më 1 gusht 2020 në ‘Wembley Stadium’ .