Berbatov: Tifozët e Arsenalit gabuan që vërshëllyen kapitenin, Xhaka bëri mirë që nuk e hodhi në tokë fanellën

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, bullgari Dimitar Berbatov është i fundit që ka komentuar incidentin e Granit Xhakës me tifozët e Arsenalit.

Xhaka ishte vërshëllyer dhe sha nga tifozët e klubit të tij gjatë zëvendësimit ndaj Crystal Palace, ndërsa njësoj ka vepruar edhe mesfushori shqiptar.

Pas këtij incidenti spektri futbolldashës është ndarë në dysh, disa në mbrojtje të Xhakës e disa kundër tij, ndërsa i fundit që ka komentuar është Berbatov.

“Tifozët e Arsenalit gabuan që e vërshëllyen kapitenin e tyre, Granit Xhaka, ndaj Crystal Palace, por reagimi i lojtarit ishte i papranueshëm”, ka thënë fillimisht Berbatov.

“Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Arsenalit i vërshëllejnë futbollistët e tyre. Më kujtohet se çfarë i kishte ndodhur Emmanuel Eboues në vitin 2009”.

“Për lojtarin, goditet krenaria nëse tifozët e skuadrës tënde të vërshëllejnë ose gëzohen që kur t’i del nga loja. Ti dëshiron të mbrosh veten, mirëpo asnjë lojtar, e në veçanti kapiteni, nuk duhet të reagojë si Xhaka”.

“Kur e hoqi fanellën, thash me vete “të lutëm mos e lësho në tokë, sepse nëse e bën atë, ti je i mbaruar me klubin”. Për fat të mirë, ai nuk e gjuajti fanellën në tokë, por do të jetë mjaft e vështirë për të që të rikthehet siç ka qenë pas këtij incidenti”.

“Unai Emery ka një punë shumë të vështirë nëse dëshiron të përmirësojë raportet e Xhakës me tifozët”, përfundoi ish-sulmuesi i Unitedit.