Hoti: Duke nderuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun nderojmë të gjithë heronjtë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në 31 vjetorin e rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ka deklaruar se duke nderuar këta dy heronj, nderojnë të gjithë heronjtë e Kosovës.

Hoti këto komente i bëri gjatë homazheve te varret e heronjve.

“Duke i nderuar këta dy heronj nderojmë gjithë heronjtë e Kosovës. Sot është një ditë e shënuar në kushte të pandemisë, me rregulla strikte, por prezenca e gjithë këtyre bashkëluftëtarëve, familjarëve dhe miqve tregon për respektin që gjithë Kosova ka për heronjtë që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë të cilën e gëzojmë sot”, tha ai.

Homazhe te varri dhe vendi i rrënjës së këtyre dy heronjve, kanë bërë edhe personalitete të ndryshe, familjarë e miq.