Hoti e quan mashtrues Kurtin pas videos për Oliver Ivanoviq

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me videon e Kurtit, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se disa persona kanë aftësi për ti transformuar qëndrimet e veprimet nga njëri ekstrem në tjetrin.

Duke lënë të kuptohet se Kurti i ka ndryshuar qëndrimet për Oliver Ivanoviq.

Postimi i plotë:

Është impresive aftësia e disave për tu transformuar në qëndrime e veprime nga njëri ekstrem në tjetrin. Ndërsa, disa lindin e vdesin me një palë mend, nuk ndërrojnë pavarësisht rrethanave.

Ata të parët quhen mashtrues, të cilët kur janë në pozita vendimmarrëse bëhen të dëmshëm për shtetin.