Hoti kritikon Qeverinë Kurti: Dikur rrotullonin kamionët, në 2021 rritën 76% importin e mallrave nga Serbia

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se për vitin 2021, Serbia ka një rritje prej 76 përqind për aspektin e eksportimit në Kosovë.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti është shkak për këtë, duke përmendur se kur morën drejtimin e ekzekutivit ata nuk përdorën reciprocitetin siç kishin thënë.

“Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta. Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%”.

“Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”.