Hoti njofton se e ka takuar Escobar-in: Folëm për sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Bashkë me Hotin në takim ishte edhe deputeti tjetër i LDK-së Driton Selmanaj.

Njoftimin për takimin trepalësh e ka dhënë vet Hoti në Facebook.

Sipas tij ky takim u karakterizua me biseda të hapura dhe të sinqerta me theks të veçantë për sfidat që po kalon Republika e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

“Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën. Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të”, ka shkruar Hoti.