Hoti pas takimit me Lajçak: Asociacioni s’ka kompetenca ekzekutive, për këtë kemi mbështetjen e partnerëve

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është deklaruar para mediave pas takimit që ka pasur me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Hoti tha se tha se vizita e Lajçak në Prishtinë ishte në momentin e duhur për të bërë një vlerësim për procesin e dialogut deri më tani dhe për të bërë plane për takimet e ardhshme në kuadër të procesit të dialogut.

“Ky s’është proces i lehtë, ka tema të vështira siç është Asociacioni dhe tema të tjera, por të gjithave do t’u qasemi bazuar në parime të qarta që janë bërë të ditura para Kuvendit e qytetarëve. Pas dy viteve të bllokadës së dialogut dhe pamundësisë për të quar përpara procesi e marrëdhënieve të dy vendeve tona. Është arrit që të ulemi e të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare dh e normalizim të marrëdhënieve. Gjatë këtij procesi duhet të merremi me tema të vështira, prandaj jemi këtu. Asociacioni është temë e mbyllur më marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvend, e më pas është marrëveshja e parimeve në vitin 2015 dhe është opsioni i Gjykatës Kushtetuese me këtë çështje. Kemi të gjitha garancitë dhe mbështetjen e partnerëve tanë që ky Asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive”, tha Hoti.

Tutje ai shtoi se vlen parimi që s’u nënshtrohet presioneve.

“Kur kemi hy në proces të dialogut ku kemi heq nga tavolina idenë e shkëmbimit të territoreve dhe sot askush s’flet për këtë temë. Edhe këtë që s’diskutohet karakteri unitar, që do të thotë s’ka Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe unë s’kam ndero mendje. Gjithmonë e kam pas këtë qëndrim, s’u nënshtrohem presioneve, jam këtu për të kryer detyrën time në përputhje me Kushtetutën deh qytetarët”, tha ai.