Nexhmi Krasniqit i ndahet titulli “Nderi i Qarkut” i Kukësit

Komandanti i Policisë Kufitare për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, i është ndarë sot titulli “Nderi i Qarkut” i qytetit të Kukësit në Shqipëri.

“Për një menaxhim të shkëlqyer të marrëdhënieve ndërkufitare, duke kontribuar në eleminimin e procedurave burokratike, duke siguruar një komunikim dhe trajtim dinjitoz të qytetarëve të Qarkut Kukës në të dy anët e kufirit shtetëror”, thotë motivacioni.