Hoti tha se Kosova po e menaxhon më së miri pandeminë, reagon Haxhiu: Ju ka humbur busulla

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, e ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti sa i përket menaxhimit të pandemisë, duke i thënë se i ka humbur busulla.

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar Hotin pas deklaratave se Kosova po e menaxhin pandeminë më së miri në rajon.

“Kryeministër, kuptoje përgjegjësinë që ke se nuk jeni në situatë për t’u krahasu me shtetet tjera.

Siç dihet janë 9 418 raste aktive me coronavirus në këtë fazë dhe ju nuk keni as plan, as strategji të menaxhimit të pandemisë, veprimet tuaja janë ad-hoc dhe të pakuptueshme për qytetarët.

Prandaj kemi arritur deri në këtë stad me pandeminë, ku situata nuk është për mburrje por për çdo kritikë z.Hoti.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Zotëri Hoti, ju ka humbur busulla, nuk po dini çka po deklaroni as çka po bëni!
Si është e mundur me qenë Kosova më mirë se rajoni me pandeminë COVID-19, e në anën tjetër propozoni masat më të ashpra në rajon, me orë policore e mbyllje biznesesh?!

Zotëri Hoti nëse jemi më mirë se rajoni me pandeminë, atëherë masat duhet të jenë me të lehta se sa në rajon.
Më mirë se Kosova me pandeminë Covid-19 në rajon janë Shqipëria , Greqia dhe Serbia ndërsa më keq janë Mali i Zi dhe Maqedonia.

Kryeministër, kuptoje përgjegjësinë që ke se nuk jeni në situatë për t’u krahasu me shtetet tjera.
Siç dihet janë 9 418 raste aktive me coronavirus në këtë fazë dhe ju nuk keni as plan, as strategji të menaxhimit të pandemisë, veprimet tuaja janë ad-hoc dhe të pakuptueshme për qytetarët.

Prandaj kemi arritur deri në këtë stad me pandeminë, ku situata nuk është për mburrje por për çdo kritikë z.Hoti.