Hoti uron Kurtin dhe Konjufcën: Sinqerisht, ju dëshiroj sukses

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për konstituimin e kuvendit dhe qeverisë.

“Uroj secilin qytetar për mbylljen e një procesi demokratik zgjedhor. Sot është konsistuar kuvendi dhe është zgjedhur qeveria. Përgëzoj secilin deputet për sjellje shtetërore. Uroj kryetarin e ri, kryeministrin e ri për detyrat që kanë marrë për udhëheqjen e dy prej institucioneve më të rëndësishëm në vend”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova.

“Ju dëshiroj sinqerisht sukses. Suksesi i tyre është edhe sukses i yni, si edhe dështimi i tyre është dështim i yni”.

Hoti në këtë konferencë ka thënë se Qeverinë e Kosovës e ka drejtuar në vitin më të vështirë.

“Jam munduar që të jem kryeministër me dinjitet. Nuk ka qenë e lehtë jemi përballë me polarizime ekstreme, shpesh herë joparimore dhe jodemokratike. Kjo nuk ka ndodhur tash e dhjetë vjet”, ka thënë ai ndër të tjera.