Hovenier takon Rashiqin, temë kthimi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Në një njoftim në Twitter, diplomati amerikan shkruan se vlerësojnë përpjekjet e ministrit serb për të mbështetur të gjithë ata që duhet të kthehen.

“Takimi i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. Të vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të mbështetur të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të kthimit në kushte të dinjitetshme dhe sigurie. Ky mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë”.