Hoxha nga Nisma i drejtohet Vetëvendosjes: Tash duroni vezët

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavcit, në lidhje me sulmin me vezë ndaj zv.kryeministrit Avdullah Hoti, sulm ky që ndodhi gjatë ditës së djeshme.

Nagavci me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se të gjuash me vezë nuk të bën opozitar, pasi që sipas saj, opozitarizmi duet të jetë i bazuar në fakte e argument, me dhënie të propozimeve e ideve alternative.

Ndaj këtyre deklaratave nuk la pa reaguar edhe Fazli Hoxha nga Nisma, i cili tha se po i vjen mirë që tani Lëvizja Vetëvendosje po e kupton se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente.

“Nuk po dua të mbrojë askënd për veprimin e sotëm me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti, por me çuditë një postim në Facebook i deputetes Arberie Nagavci e cila paska deklaruar: “Të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar. Opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, me dhënje të propozimeve e ideve alternative”.

Pra nuk qenka mirë të gjuash dikë me vezë a? E për ju LVV-në paska qenë mirë atëherë kur gjuanit me vezë sa ishit në opozitë. Po me vjen mirë që tash po e kuptoni se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente. Çka më bë tash këtë shkollë të vezëve ju e keni qitë në dritë, tash durojeni”, ka shkruar Fazli Hoxha.