Makina del nga rruga, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasditen e kësaj të marte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan në fshatin Paper, ku një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën ku si pasojë është lënduar drejtuesi dhe një pasagjer.

Ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Vizion Plus