Hoxhaj: Këto zgjedhje janë rast i orientimit perëndimor dhe kundër autoritarizmit në Kosovë

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj në intervistën që zhvilloi me radion gjermane  “Deutschlandfunk” theksoi se politika e Berlit është adresa politike në të cilën bazohet PDK-ja.

Hoxhaj tha se foli edhe për prioritet e tyre në këto zgjedhje, planet, marrëdhëniet dhe investimet gjermane në Kosovë

“Për radion publike gjermane “Deutschlandfunk”, e cila është radio e preferuar e diasporës sonë në Gjermani, fola për prioritetet tona në këto zgjedhje, për planin ekonomik, për politikën e jashtme, marrëdhëniet me Berlinin, investimet gjermane në Kosovë dhe për tema tjera me interes.”, ka shkruar ai.

Ai u bën thirrje se për arsyje se këto zgjedhje janë frymë perëndimore, qytetarët e Kosovës dhe diaspora duhet ta votoj PDK-në.

“Këto zgjedhje janë test i orientimit tonë perëndimor, demokracisë sonë, tregut dhe mediave të lira. Për këtë, qytetarët dhe diaspora jonë duhet të votojnë për PDK-në, e cila është diga e vetme kundër autoritarizmit në Kosovë.

Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për Berlinin se kënd do ta kenë partner në krye të Qeverisë së Kosovës. Askush më mirë se Berlini nuk e njeh rrezikun e populistëve dhe retorikës përçarëse. Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë.”, ka përfunduar postimi i Hoxhaj në Facebook.