Hoxhaj për refuzimin e Kurtit për debat: Do ta mposhtja bindshëm

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka folur rreth ftesave që ai i ka drejtuar disa herë kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti për debat televiziv, të cilat ky i fundit i ka refuzuar vazhdimisht.

Hoxhaj në Prime Time të Kanal 10 ka thënë se Kurti frikësohet të marrë pjesë në një debat, pasi që ai nuk ka program.

“Do ta fitoja çdo debat për tema të caktuara”, ka thënë Hoxhaj duke shtuar se ai do ta fitonte bindshëm debatin me Kurtin – 80 për qind me 20 për qind.