Pas Valbona Sakos, dorëhiqet nga posti edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit. Emërohet Kryetari i ri

Pas Valbona Sakos është dorëhequr nga posti edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi.

Ajo u emërua në krye të detyrës rreth 2 muaj më parë.

Dorëheqja e kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Sakos dhe nënkryetares vjen në një situatë kur qyteti i Durrësit është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Zhylien Varfi do të jetë kryebashkiaku i ri. Varfaj mbante postin e zv/kryetarit i kësaj bashkie prej 12 vitesh. Ai do mbajë postin e ri deri në momentin që do vendoset data për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për kryebashkiak.

Vendimi për emërimin e tij si kryebashkiak i përkohshëm u mor nga Këshilli Bashkiak i Durrësit.