Tre komandantë të Hamasit janë vrarë, pretendon Izraeli

Tre komandantë të Hamasit janë vrarë ndërsa operacionet tokësore vazhdojnë në Gaza, kanë pohuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Avionët luftarakë të drejtuar nga IDF-ja dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit shënjestruan militantët si dhe “infrastrukturën terroriste” në rajon, tha ajo në përditësimin e saj të fundit.

Trupat gjetën gjithashtu një “depo armësh”, e cila u “godit” nga një avion IDF-së.

“Operacionet tokësore në Rripin e Gazës vazhdojnë; IDF dhe ISA vranë tre komandantë të kompanive të tjera të organizatës terroriste Hamas”, tha IDF-ja, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Trupat e IDF-së vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës, duke drejtuar avionët për të goditur terroristët, infrastrukturën terroriste dhe duke gjetur armë dhe pajisje ushtarake”.

Ai nuk detajoi se cila pjesë e enklavës së rrethuar palestineze ishte në shënjestër të sulmeve.