Humb jetën një grua në Vlorë, pas kontaktit me rrymën

Një grua ka humbur jetën tragjikisht në Vlorë, si pasojë e kontaktit me korrentin.

Rreth orës 07:36 të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Vlorës ka shkuar pa shenja jete 38-vjeçarja Irena Aliaj, banuese në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gruaja ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen, shkruan Noa.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave.