Humb jetën tragjikisht në aksident 34-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat vendase raportojnë se viktima është Fatma Core.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Poggio Rusco, mësohet se 34-vjeçarja po udhëtonte me një furgon, i cili ka ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Përplasja ka rezultuar fatale për të renë shqiptare, e cila ishte ukur në sedijen e pasagjerit.

Furgoni drejtohej nga një 67 vjeçar, i cili humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes mbërriti helikopteri, por për Fatmën ishte tepër vonë.

Miqtë dhe të afërmit kanë shprehur dhimbjen në rrjetet sociale për humbjen e 34-vjeçares. /abcnews.al