Humb kontrollin e veturës dhe bie në humnerë

Në fshatin Vranishtë të Dragashit raportohet se një person i dyshuar derisa ishte duke vozitur veturën e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë humb kontrollin dhe bie në humnerë rreth 15 metra poshtë.

Si pasojë, lëndime pësojnë vozitësi dhe tre pasagjerët.

Pasagjerët u dërguan në spitalin e Prishtinës, ku pas pranimit të tretmanit mjekësor u liruan në shtëpi.