Hyri për të plaçkitur në autobus, por e plagosi veten (video)

Një plaçkitës kishte hyrë në një autobus me qëllimin për të plaçkitur udhëtarët mirëpo nuk i shkoi ashtu siç e kishte planifikuar.

Incidenti është filmuar nga kamerat e autobusit dhe ku shihet që plaçkitësi e kishte fshehur një armë të gjatë në pantollona mirëpo kur u mundua ta nxjerrë armën ai plagosi veten aksidentalisht.

Dëshmitarët kanë treguar se shoferi i autobusit e ka vazhduar vozitjen deri në stacionin e radhës me personin e plagosur në autobus, kurse sipas policisë qëllimi i tij ishte plaçkitja e udhëtarëve mirëpo ata kanë treguar se kanë filluar hetimet për këtë incident.