Hysamedin Feraj i VV-së: Më lirë nxehesh me rrymë se sa me ‘grenellizëm’

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, është tallur me kritikat për rritjen e çmimit enorm të rrymës për qytetarët. “Po shpresojnë te “çmimi i rrymës” të kenë gjetur “Grenellin e ri”, të merakosur aq sa me të vjetrin për qytetarët e Kosovës! Mirëpo, nxemja me “grenellizëm” kushton më shtrenjtë se me elektricitet”, ka shkruar ai.

Feraj lidh kritikat e çmimit të rrymës me tendenca për të gjetur ‘Grenellin e ri’ që siç shprehet ai – do të ishte i merakosur po aq sa i vjetri për qytetarët.

Humorin paksa të zi me gjendjen jo të mirë sociale në vendin tonë – sidomos me këtë punën e çmimit të rrymës, z. Feraj e përfundon kështu:

‘Mirëpo, nxemja me grenellizëm kushton më shtrenjtë se me elektricitet’.

Shkrimi i Feraj:

‘Po shpresojnë te “çmimi i rrymës” të kenë gjetur “Grenellin e ri”, të merakosur aq sa me të vjetrin për qytetarët e Kosovës! Mirëpo, nxemja me “grenellizëm” kushton më shtrenjtë se me elektricitet’.