Kimete Berisha: Kurti raportonte “si spiun i fshehur” për barrikadat në Veri

Opinionistja Kimete Berisha ka shkruar një status të gjatë për tensionet e javëve të fundit në Veri dhe kush sipas saj fitoi nga situata me barrikadat.

Ajo ka shkruar se Kurti raportonte si “spiun i fshehur” nëpër çufrra rreth barrikadave.

“Barrikadat nuk i përshkruante si kryeministër, por për to raportonte si spiun i fshehur nëpër çufrra:

– Këta kriminelët qenkan qela – tullacë (se nëse do t’i kishin flokët e gjata – rreziku do të ishte më i vogël);

– Këta kriminelët qenkan me kapuça (se kapuçi përdoret për t’i fshehur qelet).

– Këta qenkan njerëz të Drazha Mihajloviçit (versioni tullacë).

– BE dhe Amerika barrikadat i quanin paqësore.

Se, kamionët ishin të BE, por edhe tymi që i dogji zyret e KQZ-së ishte paqësor, ngadal dhe sigurt iu bashkua paqes qiellore.” – shkruan ajo.

Tutje Berisha, në shkrimin e titulluar “Kush fitoi?” e kritikon edhe presidenten Vjosa Osmani.

“Për t’i hequr barrikadat, qeveria dhe Presidentja duhet ta lironin nga burgu terroristin Pantiç.

Presidentja kurrë asnjëherë nuk e ka falur asnjë të burgosur ë për shkeljet më të vogla në trafik – por e fali terroristin serb, sepse ashtu e kërkonin serbët.” – shkroi ajo.