Hysni Klinaku ka publikuar këngën “Betim për Liri”

Këngëtari i mirënjohur, Hysni Klinaku ka publikuar këngën me titull “Betim për Liri”, shkruan Fokusi.info.

Kjo këngë premierë, i është kushtuar dëshmorëve AGRON, FARUK e ALBERT RAMA, dhe familjes RAMA që dhanë jetën për liri e bashkim, në një luftë të pabarabartë përballë forcave ushtarako-policore serbe më 27 mars 1999 në fshatin Shkabaj.

Tekstin e këngës e ka shkruar Lumnije Klinaku, ndërsa muzikën dhe orkestrimin vet këngëtari
Hysni Klinaku./Fokusi.info/