Hysni Klinaku me të birin argëtojnë publikun me një këngë nga karantina

Pasi virusi COVID-19 ka pushtuar pothuajse gjithë botën, shumica e popullsisë nga e gjithë bota janë izoluar, duke qëndruar nëpër shtëpitë e tyre.

Derisa shumica po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, është e mirëpritur çdo situatë që mund t’i argëtoi ose t’i relaksoi publikun, përmes mediave sociale, shkruan Indeksonline.

Këngëtari i njohur shqiptar Hysni Klinaku, së fundmi ka sjellë një këngë të bukur në bashkëpunim me djalin e tij, e që është pritur mjaft mirë nga publiku.

“Nga karantina edhe unë e Valsi një këngë për ju”, ka shkruar ai përkrah videos që e ka shpërndarë.