I burgosuri kosovar tenton të arratiset përmes dritares, kapet shpejt nga policia

Në Stacionin Policor të Graçanicës një person nga tentuar të ikë nga qendra e paraburgimit ku ishte ndaluar për 48 orë, mirëpo është kapur menjëherë nga policia.

Ai kishte tentuar të arratiset përmes dritares së Stacionit policor.

“Është raportuar se derisa i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në paraburgim për 48 orë kishte arritur të largohet nga dritarja e stacionit deri jashtë rrethojës së oborrit te stacionit, mirëpo është arrestuar nga njësitë policore. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, pasi ishte lënduar”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet për mbajtje në Qendrën e Ndalimit –Hajvali.