I ftohti i madh në Kosovë po vjen, pritet borë e ngrica

Kosova pritet të përballet me një mot të ftohtë e me ngrica të mëdha.

Ditët e para të këtij viti, moti do të jetë kryesisht me diell, derisa mëngjeset me ngrica.

Në fundjavë ndërkaq sipas Prishtina Weather priten reshje të borës.

Nga e diela priten reshjet e borës, do të ketë një turbullirë me masa të ftohta polare do të depërtojë mbi vendin tonë, që do të sjellë mot të ftohtë dhe mundësi për reshje bore.

Ditën e shtunë në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vranësirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielën, kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do te jenë nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C.

2.01 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

3.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

4.01-5.01 – Ditën e shtunë, në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vranësirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielën, kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.

6.01- Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.