I ftuar tjetër nga Specialja

Vazhdojnë ftesat për ish-luftëtarët e UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan Fokusi.info.

Ftesë nga kjo Gjykatë ka marrë edhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtrikut.

Njoftimin e ka bërë Kryetari i OVL UÇK-së Hysni Gucati, përmes një postimi në Facebook.