I infektuar me Covid, ndërron jetë papritur punonjësi i Urgjencës

Punonjësi i Qendër Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu ka ndërruar jetë. Shoferi i Urgjencës mësohet se ka ndërruar jetë dje pasdite pasi doli nga banesa, pasi ka pësuar atak në zemër, ndërkohë që ishte infektuar edhe me COVID-19.

Lajmi e hidhur e ka bërë me dije edhe QKUM, ku shkruan se Arturi u nda nga jeta në mënyrë të papritur, ndërkohë që i shprehet mirënjohja për kontributin në shërbimin e urgjencës paraspitalore të Tiranës.

Postimi i plotë: 

QKUM shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmeve. Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur! Arturi dhënës i ndihmës së parë, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar në shërbimin e urgjencës paraspitalore të Tiranes. Fatkeqësisht u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Do t’i mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjencës, miqve dhe shokëve.
Lamtumirë Artur, të qoftë dheu i lehtë!