Shembje dheu në Lagjen e Muhaxherëve

Një rrëshqitje e dheut ka ndodhur në Prishtinë.

Një pjesë e rrugës “Engjell Berisha” në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë është përfshirë nga shembja e dheut.

Me të marrë informatë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke iu përgjigjur rastit.

Po ashtu, inspektorët komunal për siguri dhe emergjenca kanë evakuuar dy familje, transmeton Indeksonline.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa situata tani është nën kontroll.