I jepet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së Basri Llazani

Në Hanroc të komunës së Lypjanit, me nderime të larta iu dha lamtumira e fundit veteranit të luftës së UÇK-së Basri Llazani.

Nisja e funeralit u bë prej banesave të veteranëve në Hajvali të Prishtinës, raporton Fokusi.info.

Në varrim ishin pjesëmarrës bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, dhe me nderime të larta u nderua nga togu i nderit i FSK-së.