Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft jo stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër të imët.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell si dhe me zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Mot i paqëndrueshëm dhe i freskët do të vazhdojë të mbajë edhe ditëve të ardhshme në rajonin tonë. Priten alternime kthjellimesh dhe intervaleve kohore me diell si dhe zhvillime lokalisht të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër duke përfshirë edhe viset mesdhetare dhe bregdetin shqiptar./Meteoballkan