I largojnë nga puna në Kosovë, pranohen si është më së miri në Gjermani. Daja i tyre pyet: deri kur kështu

11.10.2019, E premte:

JO ditë e zakonshme!

DITË për t’u mbajtur mend!

Prej mengjesit dhe gjatë tërë ditës,duke kryer punët e zakonshme ditore mendjen e kisha tek Dardi dhe Dalina. Dardi dhe Dalina janë Femijët e Vetonit (dhëndri),dhe Vjollca (motra ime). Vetoni ing.i dalluar i elektros, Vjollca juriste.

Vetoni i larguar nga puna pas 17 vitesh, arsyetimi, performancë jo e mirë. Për çudi shteti Gjerman ia pranon edhe masterin bile, dhe do punojë si elektro ing.

E pra një familje katër anëtarshe intelektuale e pregaditur për jetë, të “gëzohet”, se tani e tutje jetën do ta vazhdojë në Gjermani, e jo në Kosovë.

E po kjo më së buti thanun është e dhimbshme.

Sigurisht që prindërit do të bëjn punë dytësore,kurse femijët mësueses nuk do i thonē më mësuese, por…

Si dihet mund të ndodh në një të afërt jo të largët as nënës nuk do i thon nënë, por…

Më thanë se, më e vështira,ishte ndarja me mësueset dhe shokët e shoqet e klasës.

Realitet i hidhur, i poshtër.

Halli është se ky realitet është duke ndodhur gjithandej, në gjithë Kosovën. Është duke ndodhur 20 vjet mbas çlirimit, kur gjeneratat u shkolluan dhe u përgaditën për këtë Kosovë për këtë ditë, që dijen e tyre ta japin në vendlindjen e tyre. Sikur t’i ndodh një apo dy familjeve do të ishte e pa rëndësishme.

Frika është se ky trend nuk po ndalet.

Kjo shoqëri duhet t’i thërras mendjes, deri kur kështu, kur do të ndalet kjo rrugë?

Kërkoj falje ndoshta e teprova

Por por . . . . ???????