I mituri problematik, ther rëndë me thikë dy persona

Në Pejë gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor.

Policia ka bërë të ditur se një i mitur, pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë dy viktimat meshkujt, shkruan lajmi.net.

Viktimat pas rastit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.