I moshuari qëllon veten me armë gjahu, vdes në spital

Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.

Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.